Shqipëria përfiton 64.5 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes
nga Redaksia
Bashkimi Evropian ka miratuar 64.5 milionë euro për Shqipërinë si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo mbështetje financiare synon të përshpejtojë reformat dhe investimet në infrastrukturë, duke ndihmuar vendin në procesin e anëtarësimit në BE.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit,” shkruan në rrjete sociale Ambasadori i BE-së në Shqipërisë Silvio Gontazo
Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama paraditen e sotme në rubrikën e tij " Sy m' Sy " , e bëri të ditur këtë lajm dhe e cilësoj si një sinjal nga ana e qeverisë e cila sipas tij do të bëhet pjesë e familjes evropiane shumë shpejt.
Artikulli i Mëparshëm
A është Shqipëria destinacioni i ri i investimeve? Shifrat e 2024 flasin qartë
Artikulli Tjetër
Bashkëpunim bankar: Sejko dhe Albertini forcojnë lidhjet financiare