Shqipëria zyrtarisht pjesë e "TREGUT UNIK TË PAGESAVE EURO" (SEPA)
di Redazione
21/11/2024
Komisioni Këshillit Evropian të Pagesave konfirmoi kërkesën e Shqipërisë për të qënë me zonën gjeografike SEPA, duke e bërë atë anëtare të SEPA-s nga 21 nëntori 2024. Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që bëhen pjesë e SEPA-s, një hap kyç drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Kjo ngjarje mund të quhet si një ndër sukseset kryesore të Bankës së Shqipërisë për të plotësuar dhë nje hallk tjetër për Bashkimin Evropian , “Pjesëmarrja e Shqipërisë në zonën gjeografike të SEPA-s shënon një moment historik për Shqipërinë, duke reflektuar vite të tëra përpjekjesh të përkushtuara dhe angazhim të palëkundur nga institucionet, sektori financiar dhe partnerët vendas për t’u përafruar me standardet dhe parimet evropiane. Përfshirja në SEPA do të ndikojë në zhvillimin financiar dhe ekonomik të Shqipërisë, duke kontribuar në integrimin e saj të mëtejshëm me tregun e BE-së.” - deklaroi Guvernatori Sejko.
Hyrja në SEPA i sjellë Shqipërisë një sër përfitimesh të shumëfishta si përshembull ulja e kostove në 0 për pagesat dhe transfertat e shqipëtarëve nëpër Evropë dhe anasjelltas .
Ky anëtarësim nxit ndërveprimin tregtar dhe lëvizjen e flukseve monetare me Bashkimin Evropian. Si partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, BE-ja përbën rreth 60% të tregtisë së vendit, dhe krijimi i mundësive financiare është kyç për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare. Pjesëmarrja në SEPA ofron bizneseve shqiptare qasje në tregun evropian prej 450 milionë banorësh, duke mundësuar rritjen e konkurrencës, zgjerimin e aktiviteteve dhe përfitimin nga risitë.
Fushat si tregtia , turizmi po ashtu dhe remitancat , investimet direkt etj , do të kenë pëfitime të gjera. Statistikat vlerësojnë se në një afat kohor të mesëm , Shqipëria do të ketë një ngritje të lartë ekonomike duke përiftuar qindra milionë euro.
Articolo Precedente
Ministi Gonxhja takim me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane