Sot u zhvillua mbledhja e 10-të e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave
di Redazione
05/12/2024
Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e 10-të e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) e cila të cilën e drejtoj Kryetarja znj. Luljeta Minxhozi , Zv.guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë.
Përveç anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues nga qeveria shqiptare, si dhe institucione të rëndësishme si Banka Botërore, Këshilli Evropian i Pagesave (EPC) dhe kompani ndërkombëtare të industrisë së pagesave. Gjithashtu, në takim morën pjesë përfaqësues të bankave, institucioneve financiare jobanka, operatorëve të skemave kombëtare të pagesave me kartë, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.
Aktiviteti nisi me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili vlerësoi se dekada e fundit ka sjellë një revolucion të vërtetë në fushën e pagesave për tregun shqiptar, duke e transformuar atë në mënyrë të thellë dhe gjithëpërfshirëse.
Është gjithmonë kënaqësi të marr pjesë në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, e veçanërisht në këtë vit jubilar të krijimit të tij.
"Sikurse u përmend edhe nga kryetarja e këtij Komiteti, dhjetëvjeçari i fundit ka shënuar një revolucion në fushën e pagesave për tregun shqiptar, duke e transformuar rrënjësisht atë në çdo aspekt. Banka e Shqipërisë e ka udhëhequr këtë transformim, duke u treguar proaktive ndaj ndryshimeve teknologjike në ambientin ndërkombëtar të pagesave dhe duke e drejtuar tregun drejt adoptimit të kontrolluar të këtyre ndryshimeve."
Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol udhëheqës në këtë transformim, duke qenë proaktive ndaj zhvillimeve teknologjike në nivel global dhe duke orientuar tregun drejt një adoptimi të kontrolluar dhe të sigurt të këtyre risive.
"Nga pikëpamja rregullative, ne arritëm të përafrojmë kuadrin tonë me atë të Bashkimit Evropian për shërbimet e pagesave. Nga pikëpamja e operatorit, kemi siguruar krijimin e infrastrukturave të reja të pagesave, siç ishte sistemi AIPS Euro, si dhe operimin optimal të sistemeve kombëtare të pagesave. Nga pikëpamja e katalizatorit, jemi treguar mjaft aktivë, duke nxitur ambiciet e industrisë së pagesave drejt praktikave më të mira për pagesa të sigurta, eficiente dhe transparente."
Articolo Precedente
Malaj : Pagat mesatare në sektorin publik 987 euro , 15% më shumë se 2023
Articolo Successivo
Shqipëria dhe Turqia bashkëpunojnë për të rritur ndjeshëm sektorin e bujqësisë
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane