Space X fiton kontratën 843 milion USD për të zhdukur Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
nga Redaksia
SpaceX ka fituar kontratën për të kontribuar në shkatërrimin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar të NASA-s, dhe kjo pritet të realizohet më shpejt se sa ishte planifikuar më parë.
ISS, i ndërtuar në vitin 1998, është një projekt i përbashkët i NASA-s, Roscosmos (Rusia), ESA (Evropa), JAXA (Japoni) dhe CSA (Kanada), raporton Telegrafi.
Që nga ajo kohë, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar u ka mundësuar shkencëtarëve të realizojnë eksperimente që nuk mund të realizoheshin në asnjë vend tjetër, duke qëndruar rreth 300 kilometra mbi Tokë.
Agjencia Hapësinore Amerikane e cilësoi ISS si një arritje të rëndësishme që i ka ndihmuar të zhvillojnë hulumtime në hapësirë.
Megjithatë, ky stacion nuk u ndërtua për të qëndruar përherë, dhe "jetëgjatësia" e tij pritet të mbarojë deri në vitin 2030. Pas përfundimit të operacioneve në ISS, NASA do ta lejojë atë të afrohet ngadalë me Tokën për një periudhë 18-mujore.
Pas kësaj, një anije kozmike do të lidhet me ISS dhe do të përdorë shtytësit e saj për ta shtyrë stacionin hapësinor drejt Tokës. SpaceX i Elon Musk ka siguruar një kontratë prej 843,000,000 dollarësh për realizimin e këtij operacioni.
Një version i përmirësuar i fluturakes SpaceX Dragon, me fuqi katër herë më të madhe se fluturakja e zakonshme Dragon, do të përmbyllë detyrat e përcaktuara nga kontrata.
Një raketë Falcon Heavy pritet të lansohet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida më 25 korrik 2028.
Artikulli i Mëparshëm
Shqipëria dhe Turqia bashkëpunojnë për të rritur ndjeshëm sektorin e bujqësisë