Duke ngarkuar...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Spiropali: Kuvendi i angazhuar për realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta demokratike

Spiropali: Kuvendi i angazhuar për realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta demokratike

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të kryesuar nga z. Simone Billi, bashkë me anëtarët znj. Luz Martinez Seijo dhe z. Andrej Hunko.

Në takim mori pjesë gjithashtu znj. Julia Re, Shefe e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë.

Znj. Spiropali i njoftoi anëtarët e ekipit vëzhgues për arritjet e Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe i informoi mbi përgatitjet dhe kontributin e Kuvendit për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 11 maj, sipas standardeve më të larta demokratike.