Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Spiropali priti Presidentin e Sllovakisë, Pellegrini: Republika Sllovake, një partner kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Redazione Avatar

di Redazione

28/03/2025

TITOLO

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, z. Peter Pellegrini, i pari President Sllovak që viziton zyrtarisht Shqipërinë.

Znj. Spiropali theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Sllovak. Ajo theksoi mundësitë e pa shfrytëzuara për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, duke nxitur gjithashtu rritjen e investimeve sllovake në Shqipëri.

Të dy vendet kanë një bashkëpunim të ngushtë në organizatat ndërkombëtare si NATO, OKB, dhe OSBE, që do të vazhdojë për të mbrojtur sigurinë dhe paqen, nënvizoi znj. Spiropali.

Gjithashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e fortë të Sllovakisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Znj. Spiropali theksoi që objektivi strategjik i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 dhe përfundimi i negociatave teknike deri në vitin 2027, duke shprehur besimin se Sllovakia do të mbetet një partner i rëndësishëm në këtë proces.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane