Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Suficiti buxhetor arrin në 500 milionë euro në qershor, 141% mbi parashikimet

Redazione Avatar

di Redazione

26/07/2024

TITOLO

Ministria e Financave kishte parashikuar që suficiti buxhetor për qershorin 2024 të arrinte në 21.3 miliardë lekë. Megjithatë, balanca pozitive arriti në 51.4 miliardë lekë (500 milionë euro), 141% më shumë se plani buxhetor, kryesisht për shkak të mosrealizimit të investimeve publike sipas planit.

Ky akumulim suficiti është ndihmuar nga mosrealizimi i investimeve publike sipas planit buxhetor, më shumë se sa nga rritja e të ardhurave. Si rezultat, qeveria ka arritur të mbajë në llogaritë e saj likuide një shumë prej 500 milionë eurosh.

Në gjysmën e parë të vitit 2024, suficiti buxhetor ishte 11% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, ndërsa ritmi i rritjes së të ardhurave ra në 7% nga 14.5% që ishte në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2024, investimet kapitale arritën vetëm në 26.5 miliardë lekë, që përbën 19.6% të planit vjetor prej 135 miliardë lekësh.

Huamarrja neto në tregun e huaj për tre muajt e parë të vitit rezultoi në -2.6 miliardë lekë, e ndikuar nga shlyerja e borxhit të huaj në një masë më të madhe se prurjet gjatë kësaj periudhe. Këto zhvillime në huamarrjen e qeverisë, së bashku me vlerat e suficitit fiskal, kanë çuar në teprica të larta likuiditeti, të cilat janë të disponueshme për t’u shpenzuar në muajt e ardhshëm.

Duke mbajtur një suficit buxhetor përtej pritshmërive, qeveria po ndikon negativisht në rritjen ekonomike, sipas raportit të fundit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu, suficiti i qeverisë po ndikon në uljen e ekspozimit të bankave në blerjen e borxhit të qeverisë, duke ushtruar presion për ulje të normave të interesit.

Përdorimi i suficitit buxhetor në fund të vitit ul efektivitetin e përdorimit të fondeve publike dhe rrit mungesën e transparencës. Entet publike raportojnë vetëm për fondet e harxhuara dhe nuk janë në gjendje të raportojnë për produktet e realizuara dhe ecurinë në kohë të kostos për secilin nga produktet e investimeve publike.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane