Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Superstrada Tiranë-Durrës me 4 korsi në secilin sens , Balluku do të lehtësoj qarkullimin

Redazione Avatar

di Redazione

20/01/2025

TITOLO

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi pasditen e sotme punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës me 3 korsi, plus një korsi emergjence.

Puna aktuale po fokusohet në zgjerimin e rrugës me dy korsi shtesë në secilën anë, ku njëra prej tyre do të dedikohet për emergjenca, duke e bërë autostradën me katër korsi për secilin drejtim pas përfundimit të punimeve.

Balluku theksoi se deri më tani është realizuar 25% e projektit, ndërkohë që janë zhvendosur të gjitha pemët dhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike.

“Zgjerimi i autostradës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve veçanërisht në sezonin me fluks të shtuar mjetesh gjatë sezonit veror ku arrin në 106 mijë mjete në 24 orë, gjatë muajit gusht. Gjithashtu ndërtimi i aksit Kashar-Lekaj pritet të shpërndajë qarkullimin për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga veriu, të cilët nuk futen në rrugë por vazhdojnë drejt”

Gjithastu ajo shprehu se viti 2025 do të jetë përfundimi i lotëve dhe të para të autostradës Tiranë-Durrës

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane