Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Takimi i 18-të Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike

Redazione Avatar

di Redazione

01/11/2024

TITOLO

U zhvillua takimi i 18-të të Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike, ku u miratua drafti i Raportit Vjetor të Monitorimit për vitin 2023, të Strategjisë së Monitorimit të Financave Publike 2023-2030.

Raporti i monitorimit për vitin 2023 reflektoi angazhimin për një menaxhim të efektshëm të financave publike dhe theksoi avancimin në zbatimin e planit të veprimit, me 80% të përmbushjes në treguesit e performancës dhe 82.61% në aktivitetet e parashikuara

Këto arritje tregojnë angazhimin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar. Një sistem i qëndrueshëm i menaxhimit të financave publike jo vetëm që mbështet stabilitetin ekonomik, por gjithashtu kontribuon në ndërtimin e besimit te institucionet publike.

“Këto arritje reflektojnë angazhimin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin financiar. Një sistem i shëndoshë i menaxhimit të financave publike, jo vetëm që mbështet stabilitetin ekonomik, por gjithashtu ndërton besimin në institucionet publike. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, mbetet me rëndësi”, shprehu z. Malaj.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane