Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Takimi i dytë “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” u zhvillua nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali

Redazione Avatar

di Redazione

03/04/2025

TITOLO

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, Kuvendi i Shqipërisë organizoi takimin e dytë të nivelit të lartë "Shqipëria 2030 në BE - Rruga e reformave".

Ceremonia e hapjes u nderua me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Bjorn Berge, dhe znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian. Gjithashtu, morën pjesë përfaqësues të diplomacisë ndërkombëtare, partnerëve, ministrave, deputetëve, institucioneve shtetërore, agjencive ligjzbatuese, shoqërisë civile dhe ekspertëve të nivelit të lartë.

Në fjalën e saj, Kryetarja Spiropali theksoi rëndësinë e avancimit të reformave për të arritur objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda këtij vendimi kohor.

"Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane pa një Kuvend europian, dhe një Kuvend mund të funksionojë me standarde europiane, vetëm në një shoqëri që i ka edhe vetë këto standarde."

"Objektivi ynë për anëtarësimin në familjen europiane në fund të kësaj dekade dhe mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027 është bërë tashmë publik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në institucionet europiane e në vende anëtare, dhe ka fituar, ndër vite e me shumë mund, mbështetjen e tyre të plotë"-u shpreh znj. Spiropali.

Duke theksuar rolin e rëndësishëm që Kuvendi po luan në procesin legjislativ dhe forcimin e mbikëqyrjes, transparencës, llogaridhënies dhe eficiencës, znj. Spiropali theksoi se mirëqeverisja është një standard kyç për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 "Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në garantimin e legjitimitetit demokratik dhe fuqizimin e tiparit gjithëpërfshirës të procesit. Në këtë kontekst, do të shqyrtojmë propozimin e ekspertëve për ngritjen pranë Kuvendit të këshillave të përhershëm konsultativë për çështje me interes strategjik kombëtar, duke zgjeruar praktikën e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian."

"Do të shqyrtojmë po ashtu rekomandimet dhe nevojën për përmirësimin e legjislacionit për çështje thelbësore të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit europian, modernizimin e Kuvendit të Shqipërisë, bashkëpunimin me institucionet e pavarura dhe fuqizimin e tyre si roje të interesit publik, bashkëpunimin me qytetarët, shoqërinë civile dhe median, rritjen e transparencës së veprimtarisë së Kuvendit, Qeverisë dhe administratës publike" - shprehu më tej Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane