Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor zhvillohet në Berlin

Redazione Avatar

di Redazione

02/10/2024

TITOLO

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbledhur në Berlin, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje që shtetet anëtare të Bashkimit Europian të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit.

Shqipëria ishte e përfaqësuar nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në këtë takim. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pohoj se ka pasur vonesa në procesin e zgjerimit, por theksoi se tani është koha për ta përshpejtuar atë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur BE-ja premtoi në Selanik anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Duhet që të pranojmë se ky premtim nuk është përmbushur ndaj dhe unë mund ta kuptoj pse shumë njerëz janë të zhgënjyer nga kjo. Ne tani kemi një shans historik për të rinovuar premtimin që është bërë, duke ndërmarrë veprime konkrete. Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është një domosdoshmëri gjeopolitike. Ne nuk i shohim vendet tuaja si “zona gri, por si partnerë, si miq evropianë. Duam që ju të anëtarësoheni në BE sa më shpejt që të jetë e mundur.” - Shprehu ajo gjatë konferencës.

Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor po zhvillohet përpara mbledhjes së liderëve të këtij rajoni, e cila do të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, nën udhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në këtë takim, Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Liderët e rajonit pritet të diskutojnë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pengesave tregtare me Serbinë, çështje kjo që ka sjellë përjashtimin e Kosovës nga CEFTA, nisma rajonale për tregti të lirë. Ky takim do të jetë i dhjeti në serinë e Procesit të Berlinit, ku arritjet kryesore përfshijnë njohjen reciproke të diplomave dhe eliminimin e tarifave të roamingut.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane