Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Takimi i ministrit Vengu me bashkitë e qarkut Shkodër për projektet e Mbrojtjes Civile

Redazione Avatar

di Redazione

29/10/2024

TITOLO

Ministri Mbrojtjes Pirro Vengu , zhvilloi një takim në qarkun e Shkodrës për hapjen e aplikimeve paraqitjen e projekteve nga njësit vendore në kuader të Mbrojtes Civile.

Në mbledhjen e cila u zhvillua me kryebashkiakët e bashkive të qarkut : Shkodër, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe e Vau Dejës, ishin gjithashtu prezent dhe prefektja znj. Majlinda Angoni si edhe drejtori i Përgjithshëm i AKMC z. Haki Çako.

Gjatë takimit minstri Vengu shprehu se : "Duhet që fronti i parë i reagimit të jetë njësia e pushtetit vendor, por kjo nuk e heq përgjegjësinë nga FA që të jetë në vendngjarje, sa herë kërkohet ndërhyja"

Gjithashtu ai angazhoj edhe të rinjtë e zonës duke i thënë se duhet të mbështesin njësit e Mbrojtes Civile sidomos në rast fatkeqsie natyrore.

Qarku i Shkodrës vlerësohet me një nivel të lartë rreziku për përmbytje, për shkak të ndikimit të basenit të lumenjve Drin, Bunë dhe Kir, me qendër në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, qarku përballet me rrezik të lartë nga zjarret, veçanërisht në zonat ku tokat bujqësore kufizohen me pyjet dhe ku tokat kullota lidhen me zonat pyjore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka përcaktuar tre fusha për të cilat u kërkohet bashkive në vend të paraqesin projektet e tyre: Së pari investimet në infrastrukturë, me kufi maksimal financiar prej 100,000,000 lekësh përfshirë edhe projektet për urat Bailey, së dyti, blerjen e automjeteve të specializuara, makineri teknologjike dhe mjete specifike rrugore, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Shqipërisë për përballimin e emergjencave natyrore dhe së treti, rehabilitimin e digave, me një kufizim të kostos së projektit deri në 50,000,000 lekë.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane