Takimi përgatitor i parë i Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri në Paris: Një hap përpara në bashkëpunimin strategjik
di Redazione
11/10/2024
Sot pasdite, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale pamjet nga një takim i rëndësishëm zhvilluar në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë së Francës. Ky takim shënoi fazën përgatitore të parë të Këshillit të Inovacionit France-Shqipëri, pjesë e marrëveshjes G2G midis Shqipërisë dhe Francës, të nënshkruar nga z. Gonxhja dhe Ministri i Deleguar për Evropën, z. Jean Noël.
Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është forcimi i lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe avancimi i projekteve strategjike që do të nxisin zhvillimin profesional dhe teknologjik të Shqipërisë, duke përgatitur vendin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit u diskutua për mbajtjen e një konference të madhe nga BPI France (Banka Publike e Investimeve) në Tiranë, e cila pritet të jetë një platformë për nxitjen e inovacionit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, të dyja palët ranë dakord që sesioni i parë zyrtar i Këshillit të Inovacionit France-Shqipëri të mbahet në kryeqytetin shqiptar në fillim të vitit të ardhshëm.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpreh mirënjohjen për këtë bashkëpunim të suksesshëm, që pritet të kontribuojë në realizimin e projekteve të shumta me rëndësi për të dyja vendet.
Articolo Precedente
Finalizohet protokolli i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Gjermani: Projekte të reja për Energjinë dhe Transportin
Articolo Successivo
Wolf & Shark në FUTURE2TECH
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane