"Tregu Gjelbër" drejt përfundimit në qytetin e Beratit
nga Redaksia
Paraditen e sotme kryebashkiaku Beratit , Ervin Demo ndau pamje në rrjete sociale të "Tregut të Gjelbër" i cili është në fazën e fundit të investimit. Ai shprehu se do t'i japë zgjidhje problemit të organizimit të tregut ditor në zonën urbane.
"Ky investim do i jap zgjidhje problemit të organizimit të tregut ditor në zonën urbane. Tregu do u shërbejë fermerëve dhe tregtarëve për shitjen e produkteve bujqësore dhe fruta- perimeve me shumicë dhe pakicë.
Tendat janë projektuar duke iu përshtatur peizazhit dhe do krijojnë kushtet e favorshme për të patur një treg atraktiv edhe për vizitorët."



Artikulli i Mëparshëm
Sejko: Sfidat ekonomike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe plakja e popullsisë