Tregu i apartamenteve në 3 muaj: 350 milionë euro nga shitjet, të huajt ndikojnë çmimet
di Redazione
07/08/2024
Pas një viti me shifra rekord, tremujori i parë i vitit 2024 ka parë një rënie në transaksionet e pasurive të paluajtshme. Sipas INSTAT, vetëm në këtë tremujor, transaksionet kanë arritur 35.6 miliardë lekë, ose rreth 350 milionë euro.
Çmimet e apartamenteve janë një faktor i rëndësishëm, ku një metër katror në periferi të kryeqytetit arrin mbi 800 euro, në zonat afër qendrës variojnë nga 1200 deri në 2100 euro, dhe në zonat 'VIP' si qendra apo ish Blloku, çmimi shkon deri në 5000 euro për metër katror.
Një tjetër faktor që ndikon në vëllimin e transaksioneve janë të huajt, që blejnë pa negociuar çmimin. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 1/3 e pronave në 5 vitet e fundit janë blerë nga të huajt.
Pak muaj më parë, Report TV trajtoi fenomenin e një ‘stanjacioni’ në çmimet e apartamenteve, si pasojë e hetimeve nga SPAK, që u konsiderua si hap për të ulur spekulimet në treg.
Në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, shitjet janë rritur me afro 30 milionë euro. Vitin e kaluar, shitjet në këtë periudhë ishin 32.2 miliardë lekë ose 320 milionë euro.
Interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Shqipëri shihet edhe në shifrat e investimeve direkte, me 81.3 milionë euro investime në tre muajit e parë të këtij viti, një rritje prej mbi 32 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.
Sa i përket pritshmërive, ulja e çmimeve nuk duket e mundshme, pasi vetëm 2% e agjentëve mendojnë se çmimet do bien, 64% thonë se do mbeten të qëndrueshme dhe 34% presin që çmimet të rriten gjatë këtij viti.
Articolo Precedente
Rritje e kursimeve në euro: Banka e Shqipërisë raporton depozita më të larta në qershor
Articolo Successivo
Vlera e kursimeve në valutë bie për qytetarët për shkak të dobësimit të euros
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane