Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Turizmi rrit të ardhurat nga taksa e karburanteve, arkëtohen 10 milionë euro

Redazione Avatar

di Redazione

20/09/2024

TITOLO

Turizmi elitar ka kontribuar në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit

Nga janari deri në fund të gushtit, taksa e karburanteve ka sjellë në buxhet 10 milionë euro, të ardhura që vijnë kryesisht nga jahtet dhe krocerat e furnizuara në Portin e Durrësit. Karburanti i shitur për këto mjete lundruese ka sjellë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave nga Porti i Durrësit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat nga taksat janë rritur në 10 milion euro, duke shënuar një rritje prej 1 milion eurosh.

Gjatë kësaj periudhe, 450 jahte dhe 13 kroçera kanë vizituar Portin e Durrësit, duke rritur të ardhurat nga ky sektor me 17 për qind.

“Në janar-gusht 2023, porti ka furnizuar me 18,995 ton karburante, ndërsa të ardhurat nga Taksa Kombëtare kanë arritur në 910 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, furnizimi ka arritur në 22,230 ton, duke sjellë të ardhura prej 1,065 milionë lekësh.

Këto të dhëna tregojnë vazhdimësinë e një sezoni turistik të suksesshëm dhe zgjerimin e aktiviteteve të mjeteve lundruese, sipas një deklarate nga kapiteneria e Portit të Durrësit.

Që nga viti 2022, jahtet që furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore taksohen 40 lekë për litër. Analiza e të ardhurave tregon një rritje të qëndrueshme, me 6 milion euro në 2022, 9 milion euro në 2023, dhe 10 milion euro në 8 muajt e këtij viti.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane