Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

U nënshkura kontrata për një sistemi të ri të pagesave të shpejta në Ballkanin perëndimor

Redazione Avatar

di Redazione

10/01/2025

TITOLO

Në ambientet e “Pallatit Koch” të Bankës së Italisë u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për nisjen e projektit mbi krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë aktivitet morën pjesë Guvernatori i Bankës së Italisë, zoti Fabio Panetta, dhe Zëvendësguvernatorja, zj. Chiara Scotti, së bashku me drejtuesit kryesorë të bankave qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit

Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta, i cili do të jetë i bazuar në një kopje të shërbimit TIPS – platformën evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale, e projektuar dhe administruar nga Banka e Italisë në emër të Eurosistemit. Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria janë bashkuar në këtë iniciativë, e cila ka marrë miratimin nga Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Maqedonia e Veriut ka ruajtur të drejtën për t’u bashkuar me këtë iniciativë në një kohë të mëvonshme.

Platforma e re, e cila do të bëhet funksionale brenda 18 muajve nga nisja e saj – e parashikuar për javët në vijim – do të mundësojë realizimin e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse. Menjëherë pas fillimit të fazës së zbatimit, do të shtohen edhe funksionalitete të tjera. Po ashtu, platforma do të krijojë një lidhje dypalëshe për shlyerjen e pagesave midis zonës ku operon TIPS dhe Ballkanit Perëndimor, duke përdorur një zgjidhje teknologjike moderne dhe me kosto të ulëta.


Nënshkrimi i marrëveshjes përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin financiar të Bashkimit Evropian.




Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane