Ulsi Manja takim me Ann Fransen, Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës dhe delegacionin e saj
nga Redaksia
Ann Fransen sot , me delegacionin e saj u pritën nga Ulsi Manja në Shqipëri aty ku folën për bashkëpunimin e 2 vendeve , ministrive dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të jashtëligjshëm.
Ai këtë ngjarje e bëri të ditur në rrjete sociale aty ku dhe shprehu :
"Si ish-Prokuror dhe Ministër i Drejtësisë, ishte kënaqësi të dëgjoja nga miqtë belgë vlerësimin më të lartë për profesionalizmin, integritetin dhe punën e kolegëve të tyre në SPAK, në luftën kundër krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme. E sigurova znj. Fransen për përkushtimin tonë të palëkundur në ofrimin e ndihmës juridike reciproke dhe mbështetjen e hetimeve penale."
Shqipëria vazhdon të jetë e angazhuar për ndërtimin e një sistemi drejtësie të fortë dhe një shoqëri më të sigurt, duke avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Artikulli i Mëparshëm
Ja kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë të cilët pasuria e tyre u rrit me 64 miliardë dollarë pas fitores së Donald Trump
Artikulli Tjetër
AMF thellon bashkëpunimin me rregullatorët evropianë