UNEP vlerëson Shqipërinë për ruajtjen e biodiversitetit dhe ekoturizmin, me 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, sipas ministres Kumbaro
di Redazione
21/01/2025
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një intervistë për UNEP, ka prezantuar përpjekjet e Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit, duke u fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura në 22% të territorit.
“Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin me United Nations Environment Program. Për ne biodiversiteti është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është një vend i vogël, ku 22% e territorit janë sipërfaqe që mbrohen si peizazhe të mbrojtura, parqe natyrore apo parqe kombëtare. Shqipëria mbron gjithashtu lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosën, duke e shpallur park kombëtar në vitin 2023.”
“Ne po punojmë me UNEP për projekte të përbashkëta në Alpet Shqiptare. Përmes punës së përbashkët kemi dyfishuar këtë territor magjepsës në veri të Shqipërisë. Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku turizmi dhe mjedisi gjenden nën një ‘çati’, me qëllimin që njëri të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe tjetri të mbrohet për të ardhmen e fëmijëve tanë”
Ministrja Kumbaro deklaroi për UNEP se në vitin 2024 janë regjistruar 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, një rritje prej 1 milionë krahasuar me vitin 2023, duke treguar interesin e shtuar për turizmin natyror gjatë gjithë vitit. Shqipëria, si partner financiar i plotë i UNEP për vitet 2023 dhe 2024, ka kontribuar në Fondin e Mjedisit, duke mbështetur zgjidhje globale inovative për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe menaxhimin e mbetjeve.
Me sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria promovon potencialet e saj duke theksuar praktikat e qëndrueshme të turizmit.
Panairi, që synon tërheqjen e vizitorëve nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, mbledh mbi 9000 ekspozues.
Gjatë datave 22-26 janar, stenda e Shqipërisë në “Fitur” do të shërbejë si qendër për diskutime, prezantime turistike të mbështetura nga inteligjenca artificiale, aplikacioni TEA dhe përvoja gastronomike unike.

Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane