"Ushqimi cilësor i servirur në burg ka potencial të reduktojë dhunën dhe sjelljet e pahijshme të burgosurve
di Redazione
07/05/2024
Ju mund të pyesni veten se përse duhet ta vrasë dikush mendjen për mënyrën se si ushqehen të burgosurit, por hulumtimet tregojnë se ushqimi i mirë jo vetëm që përmirëson mirëqenien, sigurinë dhe sjelljen në burgje, por mund të ketë një efekt në rehabilitim dhe t'i pengojë njerëzit të kthehen në burg.
Po kështu një rajon me një nga normat më të ulëta të rishkeljeve në botë – vetëm rreth 30% e të burgosurve nordikë përfundojnë sërish brenda dy viteve.
Si themelues i një shoqate bamirësie të dedikuar për përmirësimin e ushqimit të burgjeve në MB, Lucy Vinsent, dëshironte të zbulonte më shumë rreth lidhjes së ushqimit që të burgosurit konsumojnë dhe sjelljes së tyre.
Në Danimarkë,në një burg të sigurisë së lartë 65% e të burgosurve gatuajnë të gjitha vaktet e tyre vetë, në kuzhina të cilat i ndajnë me rreth gjashtë persona të tjerë.
Ata planifikojnë vaktet dhe buxhetin së bashku, dhe dy herë në javë blejnë përbërës në dyqanin ushqimor të burgut.
Ata darkojnë së bashku, shpesh me oficerët e burgut në detyrë. Kuzhinierët me më pak vetëbesim në njësinë e banimit mësojnë shpejt aftësitë jetësore të kuzhinës nga bashkëmoshatarët e tyre.
Një i burgosur më tha se kishte qenë në gjendje të "jetonte shëndetshëm dhe të hante pastër" këtu.
“Ushqehem mirë, gatuaj për vete, stërvitem dhe kaloj kohë jashtë. Mund të mbaj kontakte me familjen time dhe jam në gjendje të gatuaj ëmbëlsira për fëmijët e mi kur ata më vizitojnë. Ndjehem sikur jam në pozicionin më të mirë të mundshëm për t'u rikthyer.”
Zonat e burgut duhet të përdoren më shumë për të rritur ushqimin. Burgjet e reja duhet të dizajnohen me ambiente vetë-ushqimi dhe institucionet ekzistuese duhet t'u jepen burimet për t'i prezantuar ato. Në burgun e Mançesterit, ne jemi gati të fillojmë një kurs gatimi në ambientet e reja të kuzhinës.
Articolo Precedente
Shqipëria e famshe dhe në NatGeo-n e Spanjës , zbuloni çfarë është thën per të
Articolo Successivo
Rama zbulon projektin e ri - Ministrat nuk do të kenë më lidhje me tenderat
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane