Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Valët e të nxehtit shtojnë kërkesën për energji, KESH shpenzon 4.3 milionë euro në korrik

Redazione Avatar

di Redazione

19/07/2024

TITOLO

Temperaturat ekstreme kanë shtuar kostot për furnizimin me energji elektrike.

Për shkak të temperaturave të larta dhe shtimit të konsumit nga kondicionerët, KESH ka shpenzuar 4.2 milionë euro vetëm në muajin korrik për energji elektrike, me çmime më të larta se në qershor.

Në këtë muaj, konsumi i energjisë është rritur për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera, ndërsa prodhimi nga hidrocentralet vendase nuk është i mjaftueshëm në mungesë të reshjeve.

Në bursën hungareze HUPX, një megavat energji po tregtohet sot me 236.91 euro, ndërsa në orët pik (20:00-21:00) çmimi arrin në 937.30 euro për megavat.

Për të siguruar furnizim të vazhdueshëm, KESH ka blerë afro 46 mijë megavat energji nga tregjet e huaja me vlerë 4.3 milionë euro gjatë këtij muaji.

Energjia e blerë këtë muaj është më e shtrenjtë se në qershor. Në ankandet e zhvilluara, çmimi për një megavat energji në qershor varionte nga 76 euro deri në 117 euro, ndërsa këtë muaj ka kushtuar nga 99 euro deri në 209 euro.

Në total, KESH ka shpenzuar 14.2 milionë euro për energji elektrike në muajt qershor dhe korrik.

Këto çmime të larta sinjalizojnë një verë me kosto të larta për energjinë. Ky shqetësim u theksua edhe nga ekspertët e FMN-së në deklaratën e tyre pas misionit në Shqipëri nga 9-12 korrik.

“Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për ekonominë, e cila mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe ndryshimet e papritura në kursin e këmbimit,” theksoi FMN.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane