Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Hungari: Biseda për bashkëpunimin në bujqësi dhe integrimin në BE

Redazione Avatar

di Redazione

11/10/2024

TITOLO

Kryeministri Edi Rama është në një vizitë zyrtare në Hungari sot, ku ka takuar homologun e tij hungarez, Viktor Orbán. Pritet që Rama dhe Orbán të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bujqësisë.

Kryeminstri i Hungaris , Viktor Orbán shprehu se kishte pasur një diskutim të shkëlqyer me kryeministrin e Shqipërisë dhe se ndjente kënaqësi për vizitën e tij. Ai theksoi rëndësinë e diskutimeve mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe politikën evropiane.

Ai falënderoi kryeministrin Edi Rama për këndvështrimet e tij të reja dhe vlerësoi që ai nuk vinte me traditën e zakonshme të politikës hungareze.

Gjithashtu përmendi se Shqipëria ka pritur prej vitit 2019 për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe sugjeroi që mirëprita e vendeve të Ballkanit do të përmirësonte marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në nivel evropian.

"Në fakt Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE-në në një proces që është bazuar tek merita, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por fatkeqësisht ne po shikojmë pengesa politike dhe është shumë e vështirë për t’i kaluar këto probleme, ndoshta edhe këtë lloj qasje. Megjithatë unë mund t’ju them që kemi patur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë dhe për këtë dëshiroj të përgëzoj kryeministrin Rama dhe Shqipërinë dhe jemi shumë krenar që ky moment, vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka edhe Presidencën e Këshillit të BE-së." - tha kryeminstri Orbán.

Kryeminstri Rama theksoi nderimin e tij për prezantimin që i bëri homologi tij dhe theksoi se fjalët e tij kishin rëndësi të madhe. Ai e pranoi se Viktor Orbán shpesh është i akuzuar për situata të ndryshme, por për të, ai është një person i këndshëm për të biseduar rreth ngjarjeve aktuale dhe historisë.

Gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për presidencën e Hungarisë dhe për përpjekjet që kanë bërë për të nxitur negociatat me BE. Ai u shpreh se këto negociata do të hapnin një grup të madh kapitujsh dhe do të çonin në një fazë të avancuar të integrimit.

Sigurisht që është vendi dhe momenti për të falenderuar edhe dikë tjetër që nuk është pjesë e qeverisë hungareze, por që është pjesë e qeverisjes europiane, Oliver Varhelyi, Komisionerin e BE-së i cili na ka shoqëruar për 5 vite dhe ka qenë kyç dhe vendimtar për shumë nga ato arritje tonat, pra për këto arritje të rëndësishme, jo vetëm në aspektin dypalësh, ndërmjet nesh dhe BE-së, por edhe në aspektin shumëpalësh, pra me të gjithë ne, në rajon. Ka qenë vërtetë kënaqësi që të punonim me të dhe nuk jemi të kënaqur që nuk do të kemi mundësinë që të vijojmë të punojmë me të, por i urojmë suksese në të ardhmen dhe sigurisht që i detyrohesha këtë falenderim nga qyteti i vet, nga Budapesti. - tha kryeminstri Rama.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane