Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Zgjerimi autostradës Tiranë- Durrës , Rama poston pamjet në rrjete sociale

Redazione Avatar

di Redazione

14/10/2024

TITOLO

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen pamjet e autostradës Tiranë-Durrës, e cila ka nisur procesin e rikonstruktimit me qëllim zgjerimin e saj.

Në videon e postuar, kryeministri ka shprehur entuziazmin e tij për këtë projekt të rëndësishëm. "MIRËMËNGJES dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë - Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë," është shprehur Rama.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke krijuar një lidhje më të sigurt dhe më efikase ndërmjet kryeqytetit dhe qytetit bregdetar të Durrësit, një nga arteriet kryesore të transportit në vend. Ndërhyrjet përfshijnë zgjerimin e rrugës dhe krijimin e hapësirave të reja të gjelbra, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane