Duke ngarkuar...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Zv.Ministri Enkelejd Musabelliu: Rezultatet e sondazhit mbi klimën e biznesit në Shqipëri 2024 japin injale Pozitive

Zv.Ministri Enkelejd Musabelliu: Rezultatet e sondazhit mbi klimën e biznesit në Shqipëri 2024 japin injale Pozitive

Në një event të organizuar për prezantimin e sondazhit mbi klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2024, Zv.Ministri Enkelejd Musabelliu vlerësoi progresin e bërë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për bizneset në vend.

Sondazhi, i realizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, Confindustria Albania dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, sjell rezultate inkurajuese, duke treguar përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2023.

Disa nga pikat kryesore të raportit përfshijnë:

  • Rënie të nivelit të perceptimit të korrupsionit – një hap i rëndësishëm drejt krijimit të besimit tek investitorët e huaj dhe vendas.
  • Ulja e informalitetit – një tregues i forcimit të ekonomisë formale dhe rritjes së konkurueshmërisë.
  • Përmirësim në transparencën e qeverisë – duke krijuar një qasje më të hapur dhe të drejtë në marrëdhëniet qeveri-biznes.
  • Rritje të efikasitetit në zbatimin e ligjit – duke ofruar një mjedis më të sigurt dhe të parashikueshëm për investitorët.

Zv.Ministri Musabelliu theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij progresi dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe forcimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion atraktiv për investime.

Këto rezultate janë dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta midis institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për të adresuar sfidat dhe për të përmirësuar kushtet për biznes në vend.